Rrëzohet avioni, gjenerali dhe 10 oficerë humbën jetën

 

Shefi i ushtrisë së Nigerisë, gjenerallejtënant Ibrahim Attahiru, ka humbur jetën në një aksident ajror në shtetin veri-perëndimor të Kadunas.

Incidenti thuhet se ndodhi derisa avioni po përpiqej të ulej për shkak të motit të keq. Pos tij, dhjetë oficerë, përfshirë ekuipazhin vdiqën.

Presidenti Muhammadu Buhari tha se ishte “thellësisht i pikëlluar” nga incidenti, transmeton rtv21.tv.

Gjeneral Attahiru, 54 vjeç, mori postin e tij në janar.

Ishte pjesë e planit të qeverisë për të rritur efikasitetin e ushtrisë në luftimin e një kryengritje xhihadiste më shumë se dekadë.

Rrëzimi i së premtes vjen tre muaj pasi një aeroplan ushtarak nigerian u rrëzua në një pistë në kryeqytetin Abuja, duke marrë jetën e shtatë personave në bord./21Media

Back to top button