Policia po e heton rastin

Policia po e heton rastin

Në fshatin Budisale të Klinës dje një person deri sa ishte në vendin e punës ka rënë nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë viktima kishte rënë nga pakujdesia dhe pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Pejës është liruar.

Megjithatë, më vonë nga familjarët është raportuar se viktimës i është keqësuar gjendja dhe i njëjti është dërguar në QKUK. Sipas mjekut, viktima është në gjendje kome.

Rasti është duke u hetuar./21Media