Rrëzohet një helikopter, 5 të vdekur
Një helikopter ushtarak kuban është përplasur në një kodër në lindje të ishullit, me ç’rast humbën jetën pesë personat në bord, tha ministria e forcave të armatosura.
Avioni u rrëzua pasi u largua nga provinca lindore e Holguin për një udhëtim të shkurtër në provincën Guantanamo, transmeton rtv21.tv.
Identitetet e viktimave nuk janë bërë të ditura. Një hetim ka filluar.
Aksidenti i fundit i rëndë ajror në Kubë ishte në maj të vitit 2018 kur një aeroplan u rrëzua gjatë ngritjes në aeroportin e Havana. Gjithsej 112 pasagjerë kishin vdekur në atë aksident. Vetëm një person kishte mbijetuar./21Media