Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi Qeverinë Hoti, pas shpalljes së pavlefshme të votës të deputetit Etem Arifi.

Tahiri ka thënë se Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike.

“Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe mashtrimi që prodhoi koalicioni i shpresave të rreme, të cilin e pamë në dy versione, tashmë do të marrë fund përmes zgjedhjeve të lira. Qytetarët do ta përcaktojnë qeverisjen që ju duhet. Partia Demokratike e Kosovës do t’ia ofrojë qytetarit atë qeverisje për të cilën ai ka nevojë. Është koha për pushtet me legjitimitet, e shtet me dinjitet”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Gjykata Kushtetuese i dha epilog jo vetëm çështjes juridike, por edhe gjendjes së status-quo’s faktike. Dështimi dhe…

Posted by Abelard Tahiri on Monday, 21 December 2020

Qeveria Hoti erdhi në pushtet me 3 qershor, që i bie se e ka udhëhequr vendin për 202 ditë. Në Kosovë në më pak se një vit, kanë rënë dy qeveri./21Media