RrGK përgëzon KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

 

Kryetarja e Bordit të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) Ariana Qosaj-Mustafa së bashku me Drejtoren Ekzekutive të RrGK-së, Igballe Rogova kanë uruar KQZ-në për punën e suksesshme të bërë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021 gjatë vizitës që bënë sot në KQZ.

Duke qenë se këto janë zgjedhjet e para të mbajtura pa ndihmën dhe mbikëqyrjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), RrGK ka përgëzuar KQZ-në për mbarëvajtjen e këtij procesi, duke përfshirë këtu si votimin po ashtu edhe numërim e deritanishëm të votave.

KQZ ka vlerësuar punën e bërë ndër vite nga RrGK lidhur me rritjen e pjesëmarrjes së grave në procese politike dhe vendimmarrëse si dhe fushatat vetëdijësuese përmes së cilave u bë thirrje që të votohen më shumë gra në zgjedhje.

Përgjatë këtij takimi, RrGK dhe KQZ u zotuan ta vazhdojnë bashkëpunimin./21Media

Back to top button