Rriten pensionet për muajin nëntor dhe ndihmën sociale për dy muaj

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme mori vendim për ndarjen e 100 eurove shtesë për përfituesit e skemës pensionale për nëntor, si dhe vendosi për dyfishimin e pagesës për ndihma sociale për periudhën nëntor-dhjetor të këtij viti. Ministri i Financave, i Punës dhe i Transfereve, Hekuran Murati, tha se paga minimale do të rritet pa specifikuar afate kohore. Ndërsa, në këtë mbledhje u mor vendim edhe për themelimin e komisionit për vlerësimin dhe studimin e fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë, projekt ky, që sipas ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, pritet ta kalojë shifrën mbi 150 milionë euro./21Media

Back to top button