Rriten perimet dhe bulmeti, pas naftës shtrenjtohen pothuajse të gjitha prodhimet bujqësore

Shtrenjtimi i naftës në Shqipëri po shoqërohet edhe me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Elbasanit, thuajse të gjitha produktet si dhe bylmeti po shiten më shtrenjtë.
Pak ditë më parë 1 kg domate në Elbasan tregtohej me 200 lekë, ndërsa sot shitet me 300 deri ne 500 lekë. Rritje të çmimit kanë pësuar edhe speci, palltixhani. Ndërsa një kilogram djathë po tregtohet me 100 deri në 200 lekë më shtrenjtë. Një situatë e tillë prek drejtpërdrejt xhepat e qytetarëve, sidomos të pensionistëve.
E njëjta situatë paraqitet edhe në Vlorë.
Domatja aktualisht tregtohet nga 200-350 lekë për kilogram, ndërsa speci I kuq ka shkuar në kufirin e 330 lekëve. Tregtarët e pakicës thonë jashtë kameras se ata janë të detyruar duke qenë se është shumica ajo që dikton cmimet fundore.
Për të mos “trembur” blerësit, një pjesë e tregtarëve nuk i ekspozojnë çmimet në tezgat e tyre./vizionplus