“Më paguaj dhe largohem”

“Më paguaj dhe largohem”

Eliminimi i Real Madrid nga Liga e Kampionëve ka rritur tensionet edhe ndërmjet presidentit të klubit, Florentino Perez dhe kapitenit të skuadrës, Sergio Ramos, i cili nuk luajti në humbjen ndaj Ajaxit për shkak se mori qëllimshëm një karton të verdhë në ndeshjen e parë.

Perez i ka pritur në dhomat e zhveshjes të gjithë lojtarët pas humbjes ndaj Ajaksit dhe për disa minuta i ka akuzuar ata për mos angazhim, madje në disa raste sjelljet e tyre i ka quajtur edhe të turpshme.

Aty ka reaguar kapiteni Sergio Ramos i cili e ka akuzuar presidentin dhe bordin e klubit për menaxhim të dobët dhe për sezonin e dështuar.

Ramos madje citohet t’i ketë thënë Perezit “më paguaj dhe largohem”, ndërsa ka shtuar se ka dhënë gjithçka për klubin në këto vite.