Tensionohen për situatën në Venezuelë

Tensionohen për situatën në Venezuelë

Udhëheqësi i opozitës venezueliane, Juan Guaido, ka bërë thirrje për përshkallëzim të protestave për të detyruar Presidentin Nicolás Maduro të heqë dorë nga pushteti.

Guaido u bëri thirrje të punësuarve publikë të veprojnë të enjten, duke thënë se ndërprerjet do të çonin në një grevë të përgjithshme.

Një grua u vra dhe dhjetëra persona të tjerë u plagosën kur protestuesit dhe forcat e sigurisë u përleshën në Karakas të mërkurën.

Maduro ndërkohë hodhi poshtë pohimet se ka qenë i gatshëm të largohej dhe akuzoi SHBA për drejtimin e një grushti shteti.

“Ata që përfshihen do të dënohen”, tha ai.

Tensionet rreth krizës po rriten gjithashtu midis SHBA dhe Rusisë.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se SHBA mund të ndërmarrë masa ushtarake për të zgjidhur krizën dhe akuzoi Rusinë dhe Kubën për destabilizimin e vendit me mbështetjen e tyre për Maduron.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i tha Pompeot se ndikimi i Amerikës ndaj Venezuelës është destruktiv dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.