Rritet çmimi i arit pas sinjalit të presidentit Trump

Çmimi i arit u rrit me më shumë se 1% duke tejkaluar 4,700 dollarë për ons të mërkurën në mëngjes, pas sinjalit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t’i dhënë fund luftës me Iranin së shpejti.
Duke folur pas ceremonisë së nënshkrimit të dekretit presidencial në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se forcat amerikane do të largohen nga Irani brenda dy deri në tre javësh, duke sinjalizuar fundin e sulmeve të vazhdueshme kundër vendit, shkruan Anadollu Agency.
“E tëra çfarë duhet të bëj është të largohem nga Irani, dhe ne do ta bëjmë këtë shumë shpejt, do të largohemi shumë shpejt”, tha Trump, duke shtuar se kjo do të ndodhë “ndoshta brenda dy javësh, ndoshta tre”.
Çmimet e arit panë një rritje prej 1.08% që nga ora 07:20 GMT në 4,720 dollarë për ons, pas një rritjeje tjetër prej 2% të martën.
Javën e kaluar, çmimi i arit shënoi rënien më të madhe javore që nga viti 1983, duke humbur më shumë se 10%.