Kërkesa e klientëve për pizhame është rritur, ndërsa shitjet e kostumeve për burra kanë rënë, duke reflektuar një ndryshim në stilin e jetës që nga koronavirusi.

Kompania Primark tha se shitjet e veshjeve të natës, kohës së lirë dhe veshjeve për fëmijë janë rritur krahasuar me para periudhën e pandemisë.

Në të kundërt, kërkesa për veshje zyrtare për burra ishte “e dobët” pasi njerëzit punonin nga shtëpia, transmeton rtv21.tv.

Në rezultatet e tij të plotë, AB Foods tha se deri më tani Covid-19 i kishte kushtuar “Primark” 2 miliardë funte humbje dhe 650 milionë paund në fitim.

Primark nuk shet produkte në internet./21Media