KRU “Prishtina” njofton se niveli i ujit në Liqenin e Badovcit dhe në atë të Batllavës është rritur.

Nga java e kaluar, liqeni i Badocit ka ngritje të nivelit prej 0.95 metra, ndërsa ngritje më të theksuar kemi në liqenin e Batllavës 1.61 m.”, thuhet në njoftim.

Sipas komunikatës sot, niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 628.47 metra mbi nivelin e detit ose 6.53 m nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit është 640.10 metra mbi nivelin e detit ose 9.75 m nën kuotën maksimale.

Pavarësisht kësaj, KRU “Prishtina” apelon të qytetarët që të ruajnë ujin./21Media