Emri i Dua Lipa dhe Kylo Ren ishin ndër ndikimet më të mëdha në zgjedhjet e prindërve për emrat e fëmijëve të tyre, sipas të dhënave më të fundit në Britaninë e Madhe

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tha që foshnjat e quajtura Dua u dyfishuan në vitin 2019 në krahasim me vitin 2017.

Popullariteti i Kylo është rritur që nga fillimi i filmave “Star Wars” në 2015.

Por, Oliver dhe Olivia janë akoma numri një në Angli dhe Uells, me më shumë se 9,000 foshnje të emëruar në vitin 2019, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv

Ashtu si me singllin  e saj të parë numër një në Mbretërinë e Bashkuar  “New Rules (Rregulla të reja)”,  këngëtarja ka vendosur rregulla të reja rreth frymëzimit për emrat e fëmijëve. ONS tha se 126 bebe u quajtën Dua në vitin 2019, krahasuar me 63 në 2017,

Emri Kylo duket se është popullarizuar që nga paraqitja e parë e Kylo Ren në 2015. Që atëherë, numri i djemve me emrin Kylo është rritur nga 10 në 67 në 2019.

Ndërkohë , Alexa ka rënë që nga prezantimi i Echo i Amazon, duke zbritur nga 332 në 2016 në vetëm 39 në 2019.

Edhe pse ishin emrat më numër më të madh Olivia dhe Oliver po bien. Kishte 4,082 Olivia vitin e kaluar, krahasuar me 4.598 një vit më parë.

Oliver, i cili ka qenë emri numër një i djemve që nga viti 2013, ra nga 5.390 në 4,392.

David Corps, nga ONS, tha: “Oliver dhe Olivia vazhduan mbretërimin e tyre si emrat më të mirë të djemve dhe vajzave në vitin 2019, por analizat tregojnë se zgjedhjet në emrat e foshnjeve mund të ndryshojnë në varësi të moshës së nënës.”

“Ne gjetëm nënat më të reja që zgjodhën emrat e vajzave më moderne si Harper, e cila ka parë një ngritje qëkur Beckhams e quajti vajzën e tyre kështu në 2011, dhe shkurtoi emrat e djemve si Fredi. Në të kundërt, nënat më të vjetra zgjodhën emrat më tradicionalë si Jack dhe Charlotte “./21Media