Rritet numri i operacioneve në Klinikën e Neurokirurgjisë të QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(SHSKUK) ka njoftuar se është rritur numri i operacioneve në kuadër të Klinikës së Neurokirurgjisë të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës.
“Bazuar në raportin zyrtar të operacioneve për gjashtë mujorin e parë të vitit 2022, vërehet rritje e numrit të operacioneve”, ka njoftuar SHSKUK.
Sipas po të njëjtit raport, për gjashtë muaj të parë të vitit 2022, janë kryer 282 operacione të ndryshme neurokirurgjike, 40 më shumë se në gjashtë muajt e vitit 2021./21Media

Back to top button