Në 24 orët e fundit, 116 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në Mal të Zi, dhe dy persona vdiqën, njoftoi sot Instituti i Shëndetit Publik.

Siç thuhet, 720 mostra janë testuar që nga raporti i fundit. Pacientët e vdekur janë nga Bari dhe Podgorica, dhe Instituti thotë se që nga fillimi i qershorit, 23 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Mal të Zi.

Shumica e pacientëve të rinj janë nga Podgorica, 40, pasuar Nikshiqi me 32 dhe Herceg Novi dhe Kotori me nga 10.

Aktualisht ka 1,771 raste aktive në Mal të Zi. Që nga fillimi i epidemisë në këtë vend janë testuar 29.632 persona. /kp