Numri i personave që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir arriti në 69.

Sipas CCN Turk, në deklaratën e bërë nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), u njoftua se numri i njerëzve që humbën jetën u rrit në 69.

Në deklaratë u theksua se 949 njerëz u lënduan, 729 prej tyre u liruan pas trajtimit të tyre dhe 220 po vazhdojnë trajtimin.

Përpjekjet e kërkimit dhe shpëtimit po vazhdojnë punën në 8 ndërtesa në Izmir.

Një tërmet i fuqisë 6.6 ballë të Rihterit ka ndodhur të premten në Detin Egje, 17 kilometra larg rrethit Seferihisar të Izmirit./21Media