Shkon në 11 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Shkon në 11 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë

Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

“Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë shkon në 11./21Media