Numri i vdekjeve nga Covid-19 në Itali u rrit në 369 të mërkurën, nga 236 vdekje një ditë më parë, me 1444 infeksione të reja, pak më të larta se dje, njoftoi Mbrojtja civile italiane.

Të martën, numri më i ulët i rasteve të reja të të infektuarve u regjistrua në dy muajt e fundit – 1075, ose 146 më pak se sa të hënën. 236 njerëz vdiqën, ndërsa kishte 195 vdekje një ditë më parë

Një total prej 29.684 njerëz kanë vdekur në Itali që nga shpërthimi i epidemisë më 21 shkurtit, sipas Mbrojtjes Civile.

Infeksioni koronavirus u konfirmua në 214.457 persona.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Itali ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë se sa tregojnë shifrat zyrtare, sipas një analize nga zyra italiane e statistikave iStat botuar të hënën.

Ndërsa të hënën, ishin 1.479 persona me kujdes intensiv me koronavirusin, të martën numri i tyre ra në 1427, ndërsa sot numri është edhe më i ulët – 1333.

Numri i personave të kuruar gjithashtu u rrit në 93.245.