Shumica prej nesh beson se rrobat kanë “gjini”. Shoqëria mendon se disa gjëra janë “të përshtatshme” për t’u veshur nga një burrë apo një grua, disa nuk janë. Sidoqoftë, ka njerëz me mendje të hapur në këtë botë që veshin çka të duan dhe shprehen lirshëm, duke mos pasur nevojë të jetojnë sipas asnjë lloji stereotipi. Si ky njeri frymëzues. Ai dëshmon se më në fund është koha të heqim qafe stereotipet gjinore, veçanërisht në veshje, transmeton rtv21.tv.

Mark Bryan është një amerikan, por ai aktualisht jeton në Gjermani dhe është një inxhinier robotik. Ai e jeton jetën e tij si çdo person tjetër, përveç që sfidon stereotipet gjinore çdo ditë. Ai pothuajse gjithmonë mban një fund dhe taka ndërsa shkon në punë, në qytet, madje edhe në shtëpi.

“Unë vishem kështu sepse mundem. Thjesht të jem ndryshe. Unë gjithmonë i kam admiruar gratë që kishin veshur funde të ngushta dhe taka. Jo seksualisht, por fuqia që ato paraqitën. Unë nuk vishem të jem seksuale, por te vishem si cdo grua profesioniste. Per mua rrobat nuk kane gjini. Preferoj fundet. Veshjet nuk me lejojne te perziej gjinite. Preferoj nje pamje ‘mashkullore’ mbi bel dhe nje pamje jo gjinore poshtë belit. E gjitha ka të bëjë me rrobat që nuk kanë gjini”, tha ai.

Marku është martuar qe 11 vjet dhe merr mbështetjen e plotë nga gruaja dhe familja e tij. “Gruaja ime shpesh bën sugjerime se çfarë duhet të vesh. Vajza ime dëshiron që të marrë hua këpucët e mia”./21Media