Shtatë emigrantë janë lënduar pasi mbrëmë rreth orës 20:50 u përmbys një furgon me targa të Manastirit në autostradën Strumicë-Valandovë në afërsi të udhëkryqit për fshatin Raborci, kumtoi zëdhënsja e SPB-Strumicë, Hrizantema Rendevska.

Shoferi i furgonit u arratis, ndërsa policia dhe prokurori publik e inspektuan vendin e aksidentit.

Në nxjerrjen e të lënduarve morën pjesë gjithashtu zjarrfikës nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Strumicës, të cilët përdorën mjete të posaçme hidraulike për t’i nxjerrë pasagjerët./21Media