Rrokulliset me traktor, humb jetën një person në Rugovë

Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në mal.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Malaj në Rugovë të Pejës.
Sipas raportit të Policisë viktima derisa ka qenë duke prerë dru në mal, traktori i tij është rrokullisur duke lënduar rëndë atë.
“Viktima pasi është dërguar në emergjence ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është marrë nga Mjekësia Ligjore për obduksion.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button