Kaloni te përmbajtja kryesore

Rrokulliset një autobus në Rugovë, 17 të lënduar

17 persona kanë mbetur të lënduar nga rrokullisja e autobusit të shtunën pas mesnate në fshatin Shkrel të Rugovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

17 të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Pejës për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lendimr trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, ka thënë Rugova për rtv21.tv./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button