Aksident tragjik në Meksikë

Aksident tragjik në Meksikë

Zyrtarët shtetërorë kanë deklaruar se përveç 25 viktimave, së paku edhe 30 persona tjerë kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjes në qytetin Chiapas që gjendet në kufi me Guatemalën.

Zyrtarët nuk kanë dhënë informacione rreth kombësisë së viktimave, por kanë deklaruar se ishin të Amerikës Qëndrore, transmeton rtv21.tv.

Chiapas është një vend transit për emigrantët, sidomos ata nga Guatemala, Hondurasi dhe El Salvadori, që marrin rrugën përmes Meksikës të kalojnë kufirin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kamioni ishte duke udhëtuar në një rrugë dytësore për të tejkaluar kontrollimet policore, e kjo mund të ketë rritur shkallën fatale të aksidentit, siç ka deklaruar edhe koordinatori i Kryqit të Kuq në Chiapas, Isidro Hernandez.

“Një mjet i madh e i rëndë ra në luginë, dhe nga mënyra se si ata persona po udhëtonin të ngjeshur, shkaktoi lëndimet e shumta dhe vdekjet nga trauma e shtypjes. Rruga është e vjetër dhe e braktisur, është një zonë kodrinore me përroska. Të përdorësh atë rrugë si tranzit do të mund të shkaktonte aksidente të shumta”, ka thënë ai.

Kamioni, në të cilin gjindeshin personat ishte pa targa dhe aksidenti besohet të ketë ndodhur si pasojë e një problemi mekanik të mjetit transportues./21Media