Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Brezne te Dragashit.

“Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë derisa ishin duke u kthyer nga pylli me traktor, goma e rimorkios kishte dal nga rruga dhe kishte krisur, ku rimorkio e traktorit ishte rrokullisur duke dal nga rruga. Ne rimorkio te traktorit të mbushur me dru ishin dy viktimat, ku gjatë rrokullisjes se rimorkios kishin pësuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e policisë.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor./21Media