Rrokulliset një veturë, ka të lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezit.
Në këtë aksident është rrokullisur një veturë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Në ora 07:44 kemi marrë informacion se në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit, në mes dy tuneleve, ka ndodhur një aksident, i përfshirë vetëm një automjet i udhëtarëve- vetaksident. Përveç dëmeve të shkaktuara materiale, lendime të lehta ka pësuar një person”, ka thënë Veseli.
Vetëm gjatë së dielës ka ndodhur 36 aksidente trefiku, 19 me të lënduar dhe 17 vetëm me dëme materiale./21Media

Back to top button