Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 08:00 në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Një veturë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, megjithatë nuk raportohet për të lënduar.

Rastin për portalin rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00, në rrugën Prishtinë Podujevë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku një veturë e cila ishte në lëvizje, për shkaqe akoma të panjohura ka ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti.

Me rasrin po merret njësiti trafikut./21Media