Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor në fshatin Potok të Podujevës.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:05.

Sipas policisë viktima derisa po lëvizte në mal me traktor është rrokullisur dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Raportohet se viktima ka arritur pa shenja jete në emergjencë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion./21Media