Dëmtohen edhe veturat e parkuara

Dëmtohen edhe veturat e parkuara

Tre persona mbetën të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 07:45 në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor”, ka thënë Bajrami.

Sipas policisë, vetura e vetaksidentuar ka dëmtuar edhe tri vetura që kanë qenë të parkuara aty./21Media