KEDS sot informoi ka filluar projektin investiv në rrugën “Muharrem Fejza “në Prishtinë, ku së shpejti shtyllat dhe kabllot ajrore do të largohen përfundimisht, sepse përgjatë distancës 4 km që përshkon këtë rrugë, bashkë me rrugica, rrjeti elektrik do të vendoset nën tokë.

Sipas KEDS-it, punimet që filluan ditë më parë janë duke u zhvilluar me dinamikë të lartë të punës dhe të njëjtat pritet të përfundohen deri në fund të qershorit.

Siç u informua, tashmë ka filluar procesi i hapjes së kanaleve në të cilat do të vendosen gypet përmes së cilave do të kalojnë kabllot nëntokësore e që do të furnizojnë konsumatorët e asaj ane.

“KEDS në disa lagje të kryqytetit ka vendosur rrjetin nëntokesor në kuadër të mega projektit investiv në Prishtinë, vlera e të cilit kap shifrën prej rreth 17 milion eurosh e që parasheh largimin e mbi 2500 shtyllave elektrike të Tensionit të Ulët dhe vendosjen nën tokë të 90% të rrjetit të Tensionit të Mesem.”, u bë e ditur në komunikatë./21Media