Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se rruga Pejë– Kullë– Rozhajë, është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve.

QKMK ka thënë se automjetet duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore.

“Ju njoftojmë se sipas informacionit të pranuar nga zyrtarët e Malit të Zi, rruga Pejë– Kullë– Rozhajë, është e kalueshme për të gjitha llojet e automjeteve, për të cilat duhen pajisjet dimërore.” thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Në mëngjes kjo rrugë ishte e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Ndërkohë në mesditë rruga ishte lëshuar për qarkullim vetëm për vetura të vogla.

 

Back to top button