Rrugët e Parisit dhe tetë qyteteve të tjera franceze u zbrazën të shtunën në mbrëmje ndërsa hyri në fuqi një shtetrrethim i ri.

Kjo masë ka për qëllim parandalimin e shkallës së lartë të infeksionit me Covid-19 në Francë, e cila është një nga pikat e nxehta të koronavirusit në Evropë, transmeton rtv21.tv.

Ka pasur ankesa nga pronarët e restoranteve, bizneset e të cilëve tashmë po vuajnë pas bllokimit.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi gjithashtu në Itali për shkak të një rritje të rasteve.

Italia, e cila ishte vendi i parë evropian që u godit ndjeshëm nga Covid-19 në valën e parë, të shtunën regjistroi një numër rekord të rasteve të reja ditore.

Kryeministri Italian, Giuseppe Conte do të njoftojë për masat e reja të delën.

Media lokale raportojnë se rregullat e reja mund të synojnë veprimtari jo-thelbësore duke përfshirë palestra, pishina dhe ngjarje sportive amatore.

Në Francë, rreth 20 milionë francezë janë të izoluar nga ora e ndalimit për një muaj në qytete duke përfshirë Marsejën, Lion, Lille dhe Toulouse, si dhe kryeqytetin. Shtetrrethimi zhvillohet nga ora 21:00 deri në 06:00 çdo natë.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ora e ndalimit ishte e nevojshme për të shmangur rrezikun./21Media