Ndonëse këtë fundjavë duhet të dilnin pensionistët dhe prindërit me fëmijë deri në 14-vjeç, Tirana ngjasoi me një ditë normale dhe lëvizje të të gjitha moshave.

Qytetarëve siç duket u ka sosur durimi duke dhe thyejnë pothuajse gjithë urdhrat, por një pjesë e tyre shprehen se nuk janë vënë në dijeni për kufizimet.

Në urdhrin e Ministrisë, thuhet që në fundjavë të qëndronin hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë, por për shkak dhe të paqartësive lokalet qëndruan të hapur duke mirëpritur klientët si në një ditë të zakonshme.

Kjo ka detyruar Policinë që të dalë në rrugë për evidentimin e bizneseve të hapura. Ata kanë ndjekur praktikën e udhëzimit për mbylljen e lokaleve, duke i kërkuar që të ulin qepenat.

Krahas kontrolleve në biznese, policia intensifikoi dhe kontrollet në rrugët duke kontrolluar automjetet që hyjnë dhe dalin nga Tirana./oranews