Kosovare Asllani është shqiptare nga Kosova, e lindur në Krisianstad në Suedi. Rrugëtimi i saj i suksesshëm është pasqyruar në një dokumentar i cili do të shfaqet për herë të parë në Suedi.

“Ju mund ta ndiqni rrugëtimin tim nga fëmijëria deri këtu ku jam sot në dokumentarin Dplay që do të transmetohet në Suedi më 10/7. Një hap tjetër për t’i inspiruar gjeneratat e ardhshme, rruga drejt qëllimit dhe ëndrrave do të jetë e gjatë, por gjithmonë do t’ia vlejë”, shkroi ajo në Twitter./21Media