Rrustemi: Nuk janë shteruar bisedimet për presidentin

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme mund të shmangen nëse partitë politike gjejnë konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një bisedë për RTV21, deputeti Rrustemi tha se LVV-ja është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme nëse ato janë të pashmangshme.

“Nuk janë shteruar, për shkak se koha ka qenë shumë e shkurtër; çështja është te vullneti. Nëse partitë politike kanë vullnet për t’i dhënë vendit një president dhe për t’iu shmangur zgjedhjeve, kjo është e mundur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.”, tha Rrustemi./RTV21

Back to top button