Rrustemi për nisjen e shqiptimit të gjobave: Ka vendim për një gjë të tillë

A do të nis shqiptimi i gjobave më 21 nëntor për veturat me targa ilegale

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi tha se më 21 nëntor do të fillojë shqiptimi i gjobave për veturat me targa ilegale.
Ai në një intervistë për “21Drejtpërdrejt” në RTV21 tha se për këtë çështje ka marrëveshje ndërmjet dy paleve dhe vendimi aktual i Qeverisë është “shtyerje e implementimit”.
“Ka vendim për një gjë të tillë. Ashtu siç parashihet në vendimin e Qeverisë dhe do të implementohet deri më 21 nëntor me qortime, pastaj faza e gjobave dhe pastaj faza e tabelave të përkohshme dhe natyrisht në fund ndalimi i çarkullimit me targa ilegale”, tha Rrustemi./21Media

Back to top button