Miratohet ndarja e mjeteve për muajt prill-qershor për RTK-në

Miratohet ndarja e mjeteve për muajt prill-qershor për RTK-në

 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere miratoi projeksionin e shpenzimeve prill-qershor për Radio Televizionin e Kosovës. Kryetari i këtij komisioni Armend Muja tha se këto mjete do të alokohen me kusht për të parë se cili do të jetë formati i punës. Derisa edhe u ngritën edhe cështja rreth mirëmbajtjes së veturave për çdo tre-mujor 29 mijë euro. Drejtori i përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati tha se aktualisht RTK ka 2 milionë e 750 mijë euro borxhe ndërsa synojnë që deri në fund të vitit të paguajnë edhe 1 milionë euro borxhe./21Media