Podujeva është njëra ndër komunat që është prekur me koronavirus

Podujeva është njëra ndër komunat që është prekur me koronavirus

Një banor i fshatit Dumnicë, i ardhur nga Italia po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK. Ndërsa edhe prindi i tij po dyshohet se mund të jetë prekur nga ky virus. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, bëri të ditur se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Me këtë rast, Rudari theksoi se me të marrë informacione për rastin e parë të prekur me koronavirus në këtë komunë, janë shtuar aktivitetet duke dezinfektuar të gjitha hapësirat publike. “Me të marrur informatën nga IKShPK-së, që një qytetar nga Podujeva është i prekur me virusin COVID-19, ne menjà «herë kemi shkuar në shtëpinë e të prekurit me ekipet mjekësore, policinë dhe kompaninë për dezinfektim. Kemi bërë dezinfektimin ku jetojnë ajo familje dhe mjekët kanë kryer vizitat për të parë gjendjen e familjarëve dhe ju kanë dhënë udhëzime të nevojshme dhe numrin e telefonit që nëse vërejnë simptoma që qojnë në dyshim që mund të jenë të prekur. Shtabi i emergjencës është mbledhur të nesërmen në mëngjes ku kemi shtuar aktivitetet, kemi ndërmarr masa, kemi dezinfektuar hapësira publike, institucione publike…..Mbrëmë kam shkuar në fshatin Dumnicë, ku është vendosur pika e Policisë për të parë a po respektohet karantina sepse fshati është në karantinë dhe sipas informatave që kam banorët janë të vetëdijesuar, nuk tentojnë të dalin jashtë”, thotë Rudari.

Rudari bëri të ditur se, babai i të prekurit me virus ka shfaqur simptoma, mostrat e të cilit aktualisht janë dërguar për analizë dhe po presin rezultatet.

Ndër të tjerash Rudari i bëri thirrje qytetarëve që të shtojnë kujdesin dhe të ulin panikun.“Të dyshuar mund të ketë anëtar të familjes sipas mjekëve, por deri më tani ata nuk kanë shfaq shenja me përjashtim të babait të prekurit, të cilit ju kanë marrë mostrat, priten analizës, shpresojmë negativ…..Duhet ta shtojmë kujdesin në maksimum ta mbajmë higjienën personale dhe familjare, hapësirat ku jetojmë dhe punojmë por gjithsesi armiku më i madh në këtë moment do të ishte paniku, ftoj të gjithë qytetarët të kujdesen në maksimum por pa panik”, theksoi Rudari.

Qytetarët në këtë komunë kanë rralluar daljet në qytet, ndërsa përveç dyqaneve ushqimore, të tjerat janë mbyllur, duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.