Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova thotë se vendimin e  mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese do ta diskutojnë në kryesinë e kësaj partie.

“Ne do të takohemi si kryesi e partisë dhe do të diskutojmë. Natyrisht që vendimet e Kushtetutës nuk i komentojmë. Cilin vendim të Kushtetutës nuk e ka pranuar LDK”, tha shkurt Rugova për kp.

Ndërsa i pyetur se a do të mblidhet LDK gjatë ditës së sotme ai tha shkurt, “nuk e besoj”.

Po ashtu ai është pyetur edhe se shefi i tij Isa Mustafa a do t’i shkojë në takim presidentes në detyrë Vjosa Osmani, për çka Rugova tha se për këtë duhet të pyetur Mustafa dhe jo ai.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje rreth vlefshmërisë së votës së deputetit Ethem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë Hoti, me çka edhe zyrtarisht vendo do të shkojë drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme. Vota e deputetit Etem Arifi ishte vendimtare për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor.