Rugova i reagon Mustafës: M’u duk se ishte penduar që ka dhënë dorëheqje

 

Anëtari LDK-së , Naser Rugova, i ak reaguar kryetari të dorëhequr të këtij subjekti politik, Isa Msutafës.
Rugova përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është më mirë që Mustafa të mos flet fare pasi që I demotivon ata, dhe është shprehur ibindur që LDK do ecë përpara, por pa të.

“E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju! “, ka shkruar Rugova.

Mustafa sot përmes një statusi në rrjetet sociale ka thënë se nuk është penduar për atë punën e tij që ka bërë në LDK, ai madje ka thënë se do të lehtësojeh nëse do ta dinte pse elektrati ndëshkoi LDK-në në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Back to top button