Rukë Haradinaj, nëna e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kaluar me sukses një intervenim në zemër.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri nëpërmjet një shkrimi në Facebook.

Ai poashtu ka falënderuar stafin mjekësor që ndihmoi në intervenimin e zonjës Rukë.

Nana Rukë sapo kaloi suksesshëm një krizë shëndetësore. Ajo bëri intervenim në zemër, zgjerim arterie dhe vendosje të stendës. Me këtë rast, falënderoj Prof. Dr. Xhevdet Krasniqi, Dr. Fisnik Veliu, Dr. Hamzën, si dhe infermierët Mustafë Qela, Agron Haxholli dhe Granit Bregaj, që kryen intervenimin. Po ashtu, falënderoj mjekët e Emergjencës Dr. Basri Lenjani, Dr. Arbër Hamiti dhe Dr. Vlora Hyseni, infermieri Hajdin Paçarizi si dhe të gjithë stafin e Qendrës Spitalore Universitare të Kosovës. Nana Rukë është në gjendje stabile dhe me sukses po e tejkalon këtë krizë”, ka shkruar Haradinaj./21Media