Rukiqi: E domosdoshme një linjë e veçantë e pakos emergjente për mediat

“Mediat në asnjë moment nuk e kane ndal punën ne informimin e drejtë”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovësë, Berat Rukiqi ka kërkuar një linjë të vecantë të pakos emergjente të dizajnuar për mediat.

Ai përmes një postimi në Facebbok ka thënë se mediat nuk e kanë dalur punën pavarësisht gjendjes aktuale për shkak të koronavirusit.

“Mediat ne asnje moment nuk e kane ndal punen ne informimin e drejte te publikut, vetedijesimin per kujdes dhe ruajtje te shendetit, por edhe perkrahje te kauzes te drejte per ruajtje te vendeve te punes. Paradoksalisht, per shkak te reduktimeve drastike te te hyrave nga marketingu, shume gazetare rrezikojne te mbesin pa paga, prandaj eshte e domosdoshme nje linje e vecante e pakos emergjente e dizajnuar per mediat (njejte si per sportin).
I falenderojme te gjithe mediumet per perkrahje te sektorit privat”, ka shkruar ndër tjerash Rukiqi në Facebook./21Media

 

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button