Aktori anglez  Rupert Grint, e ka thyer rekordin e Sir David Attenborough për arritjen më të shpejtë të një milion ndjekësve në Instagram.

Grint, i cili e ka luajtur rolin e Ron Weasley në të gjithë tetë filmat e “Harry Potter”, ka bërë postimin e parë më 10 nëntor. Ndërsa pas katër orësh e një minutë, 32-vjeçari arriti shifrën prej një milion ndjekësve.

Sipas Guinness World Records, ai e arriti këtë numër ndjekësish për 43 minuta më shpejt sesa Attenborough, i cili i është bashkuar këtij rrjeti social në muajin shtator.

Fotografia e parë e Grint ishte me vajzën e tij të vogël, e cila ka lindur në muajin maj.

View this post on Instagram

 

A post shared by Rupert Grint (@rupertgrint)

Lista e rekordmbajtësve që kanë arritur më së shpejtë një milion ndjekës:

1. Rupert Grint – katër orë e një minutë (nëntor 2020)

2. Sir David Attenborough – katër orë 44 minuta (shtator 2020)

3. Jennifer Aniston – pesë orë 16 minuta (tetor 2019)

4. Duka dhe Dukesha e Sussex (princi Harry dhe Meghan Markle) – pesë orë 45 minuta (prill 2019)

5. Kang Daniel – 11 orë 36 minuta (janar 2019)

6. Papa Francis – 12 orë (mars 2016)

7. David Beckham – 24 orë (maj 2015).