Rusia njoftoi sot dëbimin e shtatë diplomatëve nga katër vende të Bashkimit Evropian që kanë dëbuar së fundi diplomatë rusë, në një shenjë solidarizimi me Republikën Çeke për një çështje spiunazhi.

Në dy komunikata, Ministria ruse e Punëve të Jashtme theksoi se tre diplomatë sllovakë, dy lituanezë, një estonez dhe një letonez, shtetet e të cilëve janë gjithashtu anëtare të NATO-s, duhet të largohen nga Rusia.

Moska theksoi se ambasadori lituanez, letonez dhe sllovak, si dhe një i mandatuar i ambasadës estoneze janë informuar për këtë vendim gjatë një takimi në selinë e diplomacisë ruse.

Kjo e fundit akuzoi vendet baltike se po vazhdojnë hapur një linjë armiqësore me Rusinë duke dhënë prova në rastin e një pseudo-solidariteti me Pragën.

Ajo u kërkoi diplomatëve të lënë vendin brenda shtatë ditëve.

Qeveria çeke akuzoi javën e kaluar shërbimet sekrete ruse se kishin qenë origjina e shpërthimit të një depoje municonesh në vitin 2014, që kishte shkaktuar vdekjen e dy personave, duke dëbuar kështu 18 diplomatë rusë të dyshuar si spiunë.