Fond Rus për Investime Direkte (RDIF) ka dorëzuar aplikimet në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për përdorim emergjent dhe parakualifikim të vaksinës së saj për koronavirus, Sputni V, është njoftuar nga fondi, raporton agjencia Reuters.

Rusia u bë shteti i parë që dha aprovimin për një vaksinë kundër koronavirusit, dhe e bëri këtë para kompletimit të testimeve në shkallë të lartë, duke ngjallë kështu shqetësime në mesin e shkencëtarëve dhe mjektëve për sigurinë dhe efikasitetin e saj.

Aprovimi për listimin për përdorim emergjent (EUL) nënkupton se vaksina vihet në dispozicion më shpejt në nivel botëror, ndërsa parakualifikimi nga OBSH-ja është si një shënim i standardit të kualitetit që siguron se vaksina është e sigurt dhe efikase.

Vaksina është e zhvilluar nga Insitutiti Gamaleya në Moskë.