Rusia po fillon programin e saj të vaksinimit Covid-19, ku klinikat në Moskë po marrin fillimisht ata më në rrezik nga virusi. Vaksina e saj Sputnik V, e cila u regjistrua në gusht, po përdoret.

Zhvilluesit thonë se është 95% efektiv dhe nuk shkakton efekte anësore të mëdha, por ende po kalon testimin masiv.

Mijëra njerëz janë regjistruar për ta marrë atë gjatë fundjavës, transmeton rtv21.tv.

Prodhuesit e saj presin që të prodhojnë dy milionë doza të vaksinës deri në fund të vitit.

Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin, tha se vaksina po u ofrohet njerëzve në qytetin me 13 milionë njerëz që punojnë në shkolla, shërbimin shëndetësor dhe punonjësve socialë.

Ai tha se lista do të zgjerohet sapo të shtohet numri i vaksinave./21Media