Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se Washingtoni dëmton ligjin ndërkombëtar për bashkëpunimin në shëndetësi pasi SHBA i dha fund marrëdhënieve të saj me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Zakharova tha për agjencinë e lajmeve TASS se bota duhet të konsolidojë përpjekjet e saj për të luftuar pandeminë COVID-19.

Fotografia e trishtuar që u shfaq në sistemin shëndetësor të SHBA-së gjatë pandemisë e lë Washingtonin pa shteg për të folur për udhëheqjen në fushën e shëndetësisë, tha tutje ajo.

Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërprerë marrëdhëniet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ai njoftoi në konferencën për media se këto fonde amerikane janë pezulluar në muajin prill dhe në të ardhmen do të shkojnë për nevoja të tjera globale të shëndetit publik.

Këtë vendim të Trump-it e kritikoi ministri gjerman i Shëndetësisë, Jean Spahn./21Media