Rusia i ka hedhur poshtë duke i quajtur si të pabaza akuzat se u ka orfuar militantëve të lidhur me talebanët para si shpërblim për të vrarë trupa amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.

New York Times dhe Washington Post cituan zytarët amerikanë të kenë thënë se një njësi ushtarake e inteligjencës ruse që po ashtu akuzohet për tentim vrasje në Evropë, i ka ofruar shpërblimet në fjalë vitin e kaluar.

Ambasada ruse në SHBA tha se pretendimet përbëjnë kërcënim ndaj diplomatëve.

Talebanët po ashtu mohojnë të kenë pasur një marrëveshje të tillë me inteligjencën ruse, transmeton rtv21.tv.

Raportet vijnë ndërkohë që Shtetet e Bashkuara po përpiqen të negociojnë një marrëveshje paqësore për t’i dhënë fund luftës 19 vjeçare në Afganistan.

Presidenti amerikan, Donald Tramp përmes një postimi në “Twitter” mohoi të ketë qenë i informuar se inteligjenca ruse ka tentuar t’i shpërblejë luftëtarët talebanë për vrasjen e trupave amerikane, siç kishte raportuar fillimisht New York Times dhe kishte konfirmuar CNN.

Edhe sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany tha në një deklaratë të shtunën se as presidenti e as zëvendës presidenti Mike Pence nuk kanë qenë të informuar “për shpërblimet e supozuara ruse”.

McWnany shtoi se deklarata e saj “nuk flet për meritën e inteligjencës amerikane por për pasaktësinë e New York Times”, që thotë se Trump ishte në dijeni të këtij fakti. McEnany nuk e mohoi vlefshmërinë e raporteve që një njësi e inteligjencës ruse u ofroi dhurata militantëve të lidhur me talebanët për të kryer sulme ndaj forcave të koalicionit në Afganistan./21Media