Zelanda humbi 2:0 nga Rusia

Zelanda humbi 2:0 nga Rusia

Në takimin e parë të zhvilluar në Kupën e Konfederatave, Rusia ka mposhtur Zelandën e Re me rezultat 2 – 0.

Në pjesën e parë Boxall shënoi autogol, kurse në pjesën e dytë Smolov e ngriti rezultatin në 2 – 0. Rusët patën edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizojnë.

Kjo garë që mbahet në Rusi dhe takimi Rusi-Zelandë e Re hapi turneun, derisa nesër janë në program të luhen dy sfidat tjera, Portugali-Meksikë (Grupi A) dhe Kamerun-Kili (Grupi B).

Ky turne i futbollit që i paraprinë Kupës së Botës “Rusi 2018”, është i dhjeti më radhë dhe që pritet të prodhojë disa sfida mjaft joshëse.