Lufta kundër koronavirusit

Lufta kundër koronavirusit

Rusia tha se ka dërguar në Shtetet e Bashkuara një aeroplan ushtarak me pajisje mjekësore, për t’i ndihmuar SHBA-të në luftën kundër koronavirusit.

Televizioni shtetëror rus Rossiya 24 shfaqi sot pamje të aeroplanit duke u nisur nga një bazë ushtarake pranë Moskës.

Dërgesa duket të jetë rezultat i një bisede telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump, ka zhvilluar me presidentin rus, Vladimir Putin, më 30 mars.

“Trump e ka pranuar me mirënjohje këtë ndihmë humanitare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Uashingtoni nuk e ka konfirmuar fluturimin e aeroplanit rus, por Trump ka folur për marrjen e ndihmës nga Rusia gjatë një konference për gazetarë, më 30 mars.

Shumë kritikë të Moskës kanë thënë se Rusia po e përdor ndihmën si pjesë të një fushate të dezinformimit dhe propagandës, për të mbjellë frikë dhe për të forcuar imazhin e Putinit./21Media