Rusia thotë se do i hakmerret SHBA-së dhe Britanisë nëse Ukraina përdor raketat e tyre në Krime

Ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu ka thënë se Ukraina ka në plan të sulmojë Kraimenë me artileri HIMARS me rreze të gjatë dhe raketa Storm Shadow.

“Përdorimi i raketave HIMARS dhe Storm Shadoë jashtë zonës së operacionit special do të nënkuptojë përfshirjen e plotë të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe në konflikt”, tha Shoigu, duke shtuar se Rusia do të hakmerret.

Tuje ministri rus tha se Ukraina ka nisur 263 sulme ndaj Rusisë që nga 4 qershori.

“Kievi vazhdon të tentojë të sulmojë drejtimet Yuzhno-Donetsk, Zaporizhzhia dhe Donetsk nga formacione elitare të trajnuar nga specialistë të NATO-s”, tha Shoigu. /21Media

Back to top button